Kuçi thotë se personat që dorëzojnë armët vullnetarisht duhet të amnistohen

PUBLIKUAR

Është miratuar Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2016 të Qeverisë.

Ky projektligj parasheh që të ndryshohen disa projektligje dhe disa të tjera të hiqen nga ky vit.

Hajredin Kuçi ka propozuar që projektligji për pagat të mos hiqet nga plani për këtë vit. Ai ka kërkuar nga ministri Jagxhillar që për javën e ardhshme të jetë i gatshëm ky projektligj.

Ky propozim është përkrahur edhe nga kryeministri Mustafa.

Po ashtu Qeveria ka miratuar edhe Shqyrtimin e Projektligjit  për Legalizimin e Armëve dhe Dorëzimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, Municionit dhe Mjeteve Eksplozive.

Për këtë projektligj zv.kryeministri Hajredin Kuçi tha se duhet që të autorizohet MPB që persona që dorëzojnë armët vullnetarisht, të amnistohen, raporton lajmi.net

Në mbledhjen e qeverisë është marr vendimi që Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës të bartet nga Zyra e Kryeministrit  në Ministrinë e Kulturës. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ky vendim është marr pas konsultimeve të gjata pasi kanë konsideruar se kjo Agjenci më shumë është në kompetencë të Ministrisë së Kulturës se  sa e Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria po ashtu ka marr vendim përfundimtar  për shpronësimin e pronës shoqërore në emer të Shoqatës se Vllaznim Bashkimit e cila do t’i jepet Fondit të Kursimeve Pensionale.

Po ashtu është miratuar propozim vendimi për themelimin e grupit për Rishikimin Funksional për Sektorin e Sundimit të Ligjit.

Ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha tha se ky propozim parasheh rishikimin e infrastrukturës ligjore, rritjen e efektivitetit të institucioneve të ligjit.

Do të udhëhhiqet nga Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e tjera të sundimit të ligjit.

Valon Murtezaj zëvendës i MPJ-së, tha se takimi i parë i Këshillit të Stabilizim Asocimit do të mbahet këtë javë në Bruksel mes BE dhe Kosovës. “Qeveria e Kosovës thekson bindshëm se e ardhmja e popullit të Kosovës është në BE. Jemi të përkushtuar në reformat dhe e dimë se janë të vështira.

Takimi do të jetë i nivelit më ta lartë ku do të flitet për raportet nëse BE dhe KS zbatimi i MSA-së,  të arriturat e Kosovës”, tha Murtezaj.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...