Pritet të fillojë asfaltimi i rrugëve në tri fshatra të Lipjanit

PUBLIKUAR

Banorët e fshatrave Gadime e Epërme – Smallushë – Sllovi të komunës së Lipjanit do të përfitojnë nga asfaltimi i rrugës që pritet të fillojë këto ditë.

Faza e shtrirjes së zhavorit para shtresës së asfaltit dhe hapja e kanaleve të nevojshme, të parapara me standardet infrastruktutore është duke u finalizuar, për të filluar pastaj asfaltimi i tërësishëm i kësaj rruge, thuhet në një njoftim.

Ky investim është bërë në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës.

Kohë më parë, kjo rrugë është inspektuar nga ministri i Infrasturkturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Lipjani, Imri Ahmeti.

Ky projekt infrastrukturor ka një gjatësi prej 5026 metrash, gjerësi prej 5 metrash dhe do të kushtojë 439,916.54 euro.

Kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë dhe ndërtimi i saj do të lehtësojë qarkullimin e banorëve të këtyre tri fshatrave të komunës së Lipjanit, duke mundësuar zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj ane.

unnamed

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...