Rikthim sensacional i Denverit kundër Chicagos (Video)

PUBLIKUAR

Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fort]ë të basketbollit NBA.

Denver Nuggets mposhti Chicago Bullsin me rezultat prej 110:107 pas një rikhimi sensacional të rezultatit.

Bullsat e startuan për mrekulli ndeshjen kur arritën avantazhin 31:19 pas vetëm 12 minutave të para. Por, basketbollistët e Nuggets përmbysën gjithçka në çerekun e tretë pas një serie të pabesueshme prej 24-0 për të marrë avantazhin 41:31, transmeton Telegrafi.

Jamal Murray shënoi 24 pikë dhe pati 6 kërcime. Gallinari shtoi 15 dhe Nurkić regjistroi ‘double-double’ me 14 pikë dhe 14 kërcime.

Jimmy Butler në anën tjetër realizoi 35 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa Dwayne Wade shtoi 22 pikë dhe tre kërcime. 6-8, 9-6 dhe Bulls.

Ndryshe kjo ishte fitorja e gjashtë për Denverin kundrejt tetë humbjeve ndërsa për Bullsat regjistroi gjashtë humbje dhe ka nëntë fitore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:
New Orleans 112: 94 Atlanta

New York 107:103 Portland

L.A. Lakers 111-109 Oklahoma

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...