Lladrovci e pranon se i takoi arsimtarët në kohën e mësimit, ky është arsyetimi i tij

PUBLIKUAR

Kryetar i Këshillit Kombëtar i Nisma-s, Jakup Krasniqi, përmes një shkrimi të tij në Facebook, ka thënë se është ndërprerë mësimi në tri shkolla të komunës së Drenasit, për të mbajtur takime kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Por një gjë të tillë po e mohon ky i fundit.

Në një prononcim për Indeksonline, Lladrovci jep arsyetimin se gjatë ditës së sotme në këto shkolla ka pasur një takim konsultativ me arsimtarët gjatë kohës së pushimit.

“Takimi konsultativ me arsimtaret e Komoranit dhe të Kishnarekës ka qenë i organizuar në kohën pushimit, nga ora 12:10 deri në orën 12:40. Humbja e orëve të mësimit është spekulim”.

Por, është interesant fakti se si Lladrovci ka mundur të zhvillojë takime me arsimtarët brenda 30 minutave në dy fshatra të ndryshme! /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...