“City brenda 10 viteve do të jetë elitë e futbollit evropian”

PUBLIKUAR

Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester Cityt do t’i duhen 10 vite që të jetë një prej pretendentëve kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve.

City ka gëzuar shumë sukses në futbollin anglez gjatë viteve të fundit, por qytetarët nuk kanë qenë në gjendje të rivalizojnë në futbollin evropian.

Me Guardiolan në krye, shumë besojnë se City më në fund mund të konsiderohen favorit për Ligën e Kampionëve.

“Unë them 10 vjet, por shpresojmë të jetë më e shkurtër. Mendimi im për këtë është për shkak se një ekip si Manchester City kishte deri 40 vite që nuk luante në Evropë. Kishin nevojë të përfshiheshin në këtë nivel”.

“City nuk ishte këtu për një kohë të gjatë, shumë të gjatë. Jeni duke folur për Barcelonën, Real Madrid, Juventusin, Milanin, Bayern Munichun, Borussia Dortmundin apo këtë lloj ekipi të mëdha si Porto ose Benfica, pothuajse çdo klub ka qenë aty për 50 vjet”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...