Dekoratat që iu refuzuan presidentit!

PUBLIKUAR

Jo të gjithë ia pranuan mirënjohjen presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kishte nga ata që refuzuan të pranonin dekorata nga ai për shume arsye.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar 108 personalitete nga Maqedonia për meritat e tyre në avancimin e shqiptarëve. Por, pati nga ata që refuzuan të dekorohen nga Thaçi, ndërsa kishte edhe të tillë që u shprehën të indinjuar që nuk ishin ne liste për t’u dekoruar.

Kurse, pjesa që pranuan mirënjohjen nga i pari i shtetit të Kosovës, u arsyetuan se atë e kanë marrë si shenjë nderi për punën e tyre shumëvjeçare, në të mirë të shtetit të Kosovës.

Shpëtim Pollozhani, Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Maqedoni, është njëri nga ata që ka refuzuar ta pranojë dekoratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

“Ka 101 shkaqe, por unë do t’i përmend vetëm disa. Zëri i familjeve të burgosurve, të persekutuarve dhe të diskriminuarve nuk më lejoi që unë të marr mirënjohje nga një president, i cili është shkak i këtyre të këqijave. Shkaku tjetër është nëpërkëmbja e kundërshtarëve politikë po nga ky president”, ka thënë Pollozhani për “Zëri”.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...