Shoqëria civile mund të ofrojë kontribut të vlefshëm në dialog

PUBLIKUAR

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka mirëpritur ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për përfshirje të shoqërisë civile në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se ky është një reflektim në shërbim të hapjes së dialogut dhe ndërtimit të një procesi gjithëpërfshirës, me qëllim të arritjes së një konsensusi shoqëror për temat dhe sfidat të cilat e përcjellin këtë proces.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kryeziu ka vlerësuar se varësisht nga ekspertiza, kapacitetet dhe fushat të cilat prek dialogu, shoqëria civile mund të ofrojë kontribut të vlefshëm.

Ai ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është proces i nevojshëm dhe i domosdoshëm.

Kryeziu ka thënë se shoqëria civile, kuvendi, qeveria dhe par

Kryeziu ka thënë se shoqëria civile, kuvendi, qeveria dhe partitë politike duhet ta zgjerojnë debatin me qytetarë në mënyrë që ata të mos e shohin dialogun si një proces i cili vetëm mund t’i sjellë dëme jetës së tyre dhe shtetit të Kosovës

titë politike duhet ta zgjerojnë debatin me qytetarë në mënyrë që ata të mos e shohin dialogun si një proces i cili vetëm mund t’i sjellë dëme jetës së tyre dhe shtetit të Kosovës

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...