PDK akuzon drejtorin e QKMF-së për ndërhyrje në Udhëzimin Administrativ, ky i fundit i quan deklarata për nevoja elektorale

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan përmes një komunikate ka thënë se drejtori i QKMF-së në Lipjan ka ndërhyrë në Udhëzimin Administrativ 2007/4 për bashkëpagesa-participim, gjë që duhet hulumtuar dhe dënuar si nga organet kompetente po ashtu edhe nga qytetari, transmeton LipjaniNews.com

Ky i fundit ka mohuar këto akuza duke thënë se “Kjo praktikë e publikimit të këtyre të pavërtetave në orën e vona të pasdites ku nuk i kanë statistikat zyrtare flet për joseriozitetin e këtyre deklaratave për nevoja elektorale”, tha Drejtori Krasniqi, transmeton LipjaniNews.com

“Tani më për tri vite me radhë pacientët që ia mësynë vizitave mjekësore për shërbime shëndetësore në Emergjencën/Urgjencën e Komunës së Lipjanit përveç që përballen me mungesën e barnave të cilat duhet ti siguroj vet ,ai detyrohet të paguaj një pagës, të cilën padrejtësisht e ka Drejtoria në QKMF-së, pa pasur mbështetje ligjore. Janë të shumtë ata pacientë, të çilet përkundër moshës, statutit social, detyrohen të paguajnë pagesa të tilla edhe pse një veprim i tillë është vjedhje që i bënë institucioni për të cilin duhet një auditim për të parë parregullsinë dhe përgjegjësin që ka institucioni karshi qytetare”, thuhet në komunikatë.

Sipas PDK-së ky institucion ndërhynë në piken 3 , të shtojcës së udhëzimit administrativ ,po ashtu i detyron qytetaret për të paguar për dhënie të injeksioneve ( e quajnë therje) sipas pikës 13 14 të UA kurse 10 11 sipas njoftimit të tyre edhe pse dhënia e injeksionit në shtëpi paguhet 1 euro.

“Është skandaloze dhe me përgjegjësi ,se si Drejtori i QKMF- së ndërhynë në Udhëzimin Administrativë 2007/4 për bashkëpagesa-participim, gjë që duhet hulumtuar dhe dënuar si nga organet kompetente po ashtu edhe nga qytetari. Ky institucion ndërhynë në piken 3 , të shtojcës së udhëzimit administrativ ,po ashtu i detyron qytetaret për të paguar për dhënie të injeksioneve ( e quajnë therje) sipas pikës 13 14 të UA kurse 10 11 sipas njoftimit të tyre edhe pse dhënia e injeksionit në shtëpi paguhet 1 euro, përpos rasteve emergjente, madje detyrohet qytetari të paguaj edhe 3 euro për pastrim të plagës edhe pse në udhëzim theksohet qartë nëse behet përpunimi i plagës me qepje për herën e parë kushton 3 euro. Për të gjitha këto parregullsi dhe jo transparencë nevojitet një auditim i përgjithshëm sepse jemi të bindur se ka çështje edhe të tjera edhe më serioze”, thuhet më tej.

I kontaktuar nga LipjaniNews drejtori i QKMF-së në Lipjan, Agim Krasniqi tha se sa i përket shkrimit nga subjekti PDK – Dega ne Lipjan lidhur me qmimoren e shërbimeve shëndetësore ajo është nga UA 2007/4 i MSH dhe është secili shërbim i caktuar nga kjo Ministri, kurse se janë të pavërteta të radhës nga ky subjekt e vërteton fakti i raporteve javore dhe mujore se participim ka me se paku nga ky shërbim!

“Lidhur me qmimoren e shërbimeve shëndetësore ajo është nga UA 2007/4 i MSH dhe është secili shërbim i caktuar nga kjo Ministri, kurse se janë të pavërteta të radhës nga ky subjekt e vërteton fakti i raporteve javore dhe mujore se participim ka më së paku nga ky shërbim!”, tha Krasniqi

Ai më tej pohoi se kjo nënkupton se pacientetë nuk paguajnë për shumicën e madhe të këtyre shërbimeve!

“Kjo praktikë e publikimit të këtyre të pavërtetave në orën e vona të pasdites ku nuk i kanë statistikat zyrtare flet për joseriozitetin e këtyre deklaratave për nevoja elektorale”, tha Drejtori Krasniqi, transmeton LipjaniNews.com

“Sa i përket rastit të tilla nga këto bashkëpagesa sigurisht që do të kërkoj me sqarime, kurse marrja e shërbimeve jo urgjente ka shkaktuar numër edhe mbi 100 pacient brenda një nate , Kjo e shpenzon pjesën më të madhe acer 60% të gjithë barnave dhe materialit mjekësor sa ka QKMF me punktet. Por ju lutem të vini nesër dhe te merreni saktë shifrën e participimit nga ky shërbim”, përfundoi Krasniqi. /LipjaniNews.com/

Të bashkangjitur fotografi nga komunikata e PDK-së në Lipjan…

15109343_1806204616301456_7040462538614965063_n15094372_1806204619634789_3467958877894326679_n15181509_1806204649634786_4424389376239288019_n
15178225_1806204599634791_8654277859325037285_n

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...