Ambasadori amerikan në Beograd: Nuk do të ndryshojë qëndrimi i SHBA-ve ndaj pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, konsideron se nuk ekziston asnjë tregues së administrata e Donald Trumpit do të ndryshojë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës, shkruan Deutsche Welle.

Ambasadori amerikan nuk pret që Trump si president i Shteteve të Bashkuara, do të sjellë ndryshime në politikën e jashtme ndaj Ballkanit, transmeton Telegrafi.

“Pres që interesant tona në Ballkan të mbeten të njëjta dhe se do të fokusohemi në stabilitet, pajtimin rajonal, do të inkurajojmë vendet e rajonit të vazhdojnë modernizimin dhe reformimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk kam parë diçka në fushatën e Trumpit, që do të më shtynte të besoja se do të ndryshojë politikën e SHBA-ve ndaj pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Scott gjatë një takimi në Odën Ekonomike të Serbisë

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...