Reagon Ahmeti: Sulmet nga qenët endacak janë bërë të rrezikshme, urgjent të bëhet ngritja e nivelit të emergjencës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit të publikuar sot në media ku është thënë se një vajzë e mitur është sulmuar na qenët endacak në qendër të Prishtinës, dhe si pasojë e lëndimeve ka marrë trajtim mjekësor.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se është nevojë urgjente ngritja e nivelit të emergjencës para se me ndodhë ndonjë fatalitet pa marr parasysh në cilën komunë ndodh.

Postimi i plotë:

“Të përditshme dhe shumë të rrezikshme janë bërë sulmet nga qenët endacak. Para 6 muajsh kam kërkuar që të shpallet emergjencë shtetërore në Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Jam sulmuar nga OJQ-të për mbrojtjen e kafshëve se kam kërkuar diçka radikale, edhe pse nuk kam sygjeruar zgjidhje të një opcioni apo tjetrit. Nuk ka pas ndonje përgjigje nga institucionet e nivelit qëndror.
Edhe njëherë po e them, me këtë legjislacion dhe me këto kapacitete buxhetore, komunat nuk kane mundësi me u përball vetë me këtë problematikë. Urgjente është nevoja për ngritje të nivelit të emergjencës para se me ndodhë ndonjë fatalitet pa marr parasysh në cilën komunë ndodh. Jeta është jetë!!! Ne jemi të gatshëm të participojmë edhe më fonde, edhe me lokacion, por nevojitet një strategji në gjithë Kosovën”(sic.)

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...