​Dhjetë persona arrestohen për prostitucion, identifikohen katër viktima

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) në luftën e saj të pakompromis kundër dukurive negative dhe veprave penale ka realizuar operacione policore në nivel vendi, meqë rastë janë arrestuar dhjetë (10)  persona të dyshuar si dhe janë identifikuar katër (4) viktima të këtyre rasteve.

Rasti 1.

Me datë 21.11.2016, rreth orës 11:00 pas një pune hetimore disa mujore në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Lipjan, Vushtrri dhe Obiliq, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë (8) persona të dyshuar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Mundësim  apo detyrim në Prostitucion“ nga neni 241 paragrafi 4  i Kodit Penal të RKS-së.

Për të gjithë të arrestuarit e rastit është lëshuar aktvendimi për ndalim policor nga prokurori kompetent.

Rasti 2.

Pas hetimeve intensive nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ), të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti për krime të rënda në Gjilan, me datë 21.11.2016, janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për “Shërbime seksuale te Viktimës se Trafikimit”, njofton Policia. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

Në të dyja rastet e realizimit të operacioneve policore janë identifikuar edhe katër viktima të gjinisë femërore./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...