Presidenti i Kosovës, Tashim Thaçi, dhe ministri i jashtëm I Serbisë, Ivica Dacic, do të marrin pjesë në Samitin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, nga 22 në 26 nëntor në Madagaskar.
Në takim u njoftua pjesëmarrja e presidentit francez, Francois Hollande, dhe Dacic, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, do të përpiqet që të parandalojë njohjet e reja të Kosovës, njohton B92, transmeton Express.
Madagaskari, si mikpritës i konferencës, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës ndërsa në takim marrin pjesë 80 delegacione të vendeve anëtare dhe vëzhguese.
Dacic, gjatë vizitës, do të bisedojë me zyrtarë të lartë të Frankofonisë, Sekretarin e Përgjithshëm, Michaelle Jean, dhe poashtu pritet që të takohet me shumë kryetarë të delegacioneve të vendeve anëtare dhe të vëzhguesve të Frankofonisë.
Përndryshe, vendet e këtij grupi përbëjnë një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së dhe të gjitha e përdorin frëngjishten si gjuhë kombëtare dhe zyrtare si dhe gjuhë të komunikimit ndërkombëtar.


