Julian Draxler mund të largohet nga Wolfsburg
Drejtori i sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs ka zbuluar se mesfushori Julian Draxler potencialisht mund të shitet në muajt e ardhshëm.
Gjatë verës Paris Saint-Germain dhe Arsenal kanë kërkuar reprezentuesin e Gjermanisë, por Wolfsburgut nuk ka dashur ta shes.
Por, si duket klubi gjerman është gati ta ndryshoj qëndrimin për ish anëtarin e Schalkes, përcjell Express.
“Ne do të vlerësojmë situatën ndryshe, dhe ne mund të bëjmë gjërat ndryshe herën tjetër”, ka thënë Allofs për Sport1.
“A do ta lejoni Draxlerin që të largohet? Po”, ka theksuar Allofs.


