Massimiliano Allegri ka thënë se do të luajnë për fitore kundër Sevillas
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se kundër Sevillas do të luajnë vetëm për fitore, pasi kështu sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër.
“I vetmi rezultat që na garanton vend në mesin e 16 skuadrave më të mirë është fitorja. Jam i bindur se mund të marrim rezultat pozitiv”, tha Allegri gjatë konferencës për media.
“Ne duhet të fitojmë njërën nga dy ndeshjet e fundit për tu kualifikuar. Ne duam ta kryejmë punën tonë qysh nesër”. /Express/


