I patronditshëm, gjakftohtë, i patundur, mund t’i renditni sinonimet që i përshtaten Barack Obamas deri në pambarim, edhe pse disa sigurisht që nuk pajtohen me këtë, pavarësisht nëse mendoni se sjellja e tij tregon elegancë intelektuale apo paefektshmëri politike.
Shumë amerikanë e shikuan kah Obaman në kërkim të emocioneve, në mënyrë që ta ndanin ndjesinë e mosbesimit, kur Donald Trump u zgjodh president, por Obama qëndroi i qetë si përherë, transmeton Express.
“Nuk besoj në apokaliptik derisa apokalipsi të vijë,” ka thënë Obama për New Yorker, duke iu referuar klimës politike gjatë kësaj jave.
“Mendoj se asgjë s’është fundi i botës deri në përfundim të botës,” ka thënë ai.
Intervistuesi i bën presion Obamas për të nxjerrë reagimin e tij të brendshëm ndaj zgjedhjes së presidentit të ri, i cili ka mundësi ta zhbëjë gjithë punën e tij të bërë gjatë shumicës së dekadës së fundit, por Obama insistoi se qetësia e tij nuk është e rreme.
“Shiko, me anë të biografisë, me anë të përvojës, optimizmi themelor që unë artikuloj dhe e them publikisht si president është i vërtetë,” ka thënë ai.
“Dhe kjo është ajo që ua mësoj vajzave të mia. Kjo është mënyra se si bashkëveproj me miq dhe të panjohur. Unë s’e parashikoj më të keqen, sepse e kam parë më të mirën shumë shpesh,” ka thënë ai./Express/


