Qeveria britanike është duke menduar që ta ftojë presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, për një vizitë shtetërore në Britani të Madhe në vitin 2017.
Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i “Downing Street”, transmeton Express.
“Një ftesë për vizitë shtetërore është njëra nga gjerat që është duke u konsideruar pas zgjedhjes së presidentit të ri amerikan,” ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Theresa May.
Vizita shtetërore në Britani përfshinë edhe takim me Mbretëreshën./Express/


