Ky është super automatiku që do të ketë në dorë ushtria shqiptare nga 2017 (Foto)

PUBLIKUAR

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi sot para Komisionit të Sigurisë se ushtria shqiptare do të pajisej me rreth 5 mijë copë automatikë të rinj prodhim italian si edhe mjete të blinduara që do të blihen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kodheli deklaroi se marrëshja është bërë dhe ka kaluar edhe në parlamentin Italian duke konfirmuar se dërgesat do të fillojnë nga viti i ardhshëm, përcjell Albeu.com.

Mësohet se automatikët për të cilët bëhet fjalë janë ato të prodhimit të marked Beretta ARX 160, 5.56 mm, e cila ka disa versione të këtij tipi automatiku, ARX 160A2, ARX 160A3.

E gjithë vlera e kontratës do të jetë rreth 10 milionë euro.

Versioni i parë i këtij automatiku është prodhuar në vitin 2008 raporton dhe është testuar në konfliktin e Afganistanit, raporton Albeu.com.

Ai cilësohet si një ndër armët më të mira për këmbësorinë duke konkurruar edhe prodhimet amerikane, ruse, gjermane dhe britanike.

Aktualisht, Shqipëria ka blerë një numër të kufizuar të këtij automatiku dhe përdoret vetëm prej Forcave Speciale të Ushtrisë.

2

3

4

5

6

7

8

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...