Gecaj zblulon se kush janë fajtorët nëse nuk kalon demarkacioni

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka deklaruar se nëse nuk kalon marrëveshja për demarkacion në seancën e dhjetorit, fajtor do jenë, opozita, Lista Serbe dhe disa deputetë të pozitës.

“Nëse nuk do të mund ta bëjmë ketë, fajtorët do të jenë të qartë – populli do të mund të drejtoi gishtin drejt opozitës, disa deputeteve kryeneç të pozitës dhe tani edhe Listës Serbe”, ka potencuar Gecaj për zëri. info.

Ndryshe, sipas tij, Qeveria nuk është përgjegjëse për mos liberalizmin e vizave nëse dështon demarkacioni . “Një ditë do ta ratifikojmë marrëveshjen, në kufijtë e njëjt, por me shtyrje të panevojshme të shume proceseve të rëndësishme. Dikush do të duhet te japi përgjegjësi, por jo ne. Demarkacionin do ta sjellim ne Kuvend atëherë kur besojmë se i kemi siguruar 80 vota”, ka deklaruar Gecaj.

Ndërkohë sipas tij muaji i ardhëm është koha e fundit që kosovarëve ti sigurohet lëvizja e lirë në zonën Schengen.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...