“Leicesteri” i Bundesligas si Real Madridi (Foto)

PUBLIKUAR

Atë që bëri Leicesteri edicionin e kaluar në Premierligë, këtë edicion dëshiron ta bëjë RasenBallsport Leipzig në Bundesliga.

Nga xhiroja e 11’të, Bundelsiga është me lider të ri. Nuk është as Dortmund e as Bayern Munich, që jemi mësuar t’i shohim shumë shpesh, por është skuadra surprizë për këtë edicion RasenBallsport Leipzig, përcjell Gazeta Express.

Atë që bëri Leicesteri edicionin e kaluar në Premierligë, këtë edicion dëshiron ta bëjë RasenBallsport Leipzig në Bundesliga. Leipzig renditet në krye të Bundesligas me 27 pikë, tre më shumë se Bayern dhe gjashtë më shumë se Dortmund.

Se Leipzig e ka seriozisht, ashtu si Leicesteri edicionin që lamë pas, e dëshmojnë më së miri edhe këto statistika ku klubi gjerman dhe Real Madrid janë të vetmet skuadra në top 5 ligat Evropiane që kanë shënuar gol çdo ndeshje deri më tani këtë edicion. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...