Antonio Conte beson se Chelsea është gati psiqikisht dhe taktikisht për ndeshjet e radhës në Premierligë, pasi mori kreun e tabelës
Pas fitores 1:0 ndaj Middlesbrough të dielën, trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte, ka thënë se janë gati të luajnë dy ndeshje e më shumë gjatë javës. Sipas tij, kjo vjen si pasoj e punës së palodhshme gjatë verës dhe se tashmë ekipi i tij do të luftojë për tillin e Premierligës.
“Mendoj se jemi gati, tha ai, i cili shtoi: “Jemi gati të luajmë shumë ndeshje brenda pak ditëve sepse gjatë verës kemi punuar shumë, jo vetëm në aspektin taktik, por edhe në atë psiqikisht”. /Express/


