Mbi 1 mijë veteranë të UÇK-së presin Veselin e Lladrovcin në Drenas (Foto)

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë pritur nga më shumë se 1 mijë veteranë dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve në komunën e Drenasit.

Duke iu drejtuar bashkëluftëtarëve, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, tha se ndihet krenar me mbështetjen e tyre të pakursyer për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kjo pritje dhe mbështetje e juaja, për ne vërtetë është krenari, por edhe përgjegjësi. Ju siguroj se do të punojmë dhe do të jemi përherë bashkë. Unë jam i privilegjuar që udhëheq me Partinë Demokratike, pasuesen e luftës çlirimtare. Pas 4 dhjetorit, PDK do të dalë edhe më e fuqishme”, tha Veseli.

Edhe kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se si kryetar komune do të kujdeset me të gjitha mundësitë që t’iu qëndrojë afër dhe t’iu ofrojë zgjidhje për problemet e veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve. /Lajmi.net/

 

15134114_10211938414433673_1512003653_o

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...