Hoxha: S’kam informacion nëse është lejuar hetim ndërkombëtar për Astrit Deharin

PUBLIKUAR

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka thënë për Express, se nuk ka asnjë informacion nëse Shteti i Kosovës ka lejuar hetim ndërkombëtar lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

“Jo nuk kam asi informacionesh”, ka thënë Hoxha, të shtunën.

Sidoqoftë,Kryeprokurori që është marrë me hetimin e rastit të Astrit Deharit ka treguar se s’ka asgjë të re lidhure me këtë rast, përpos çfarë ka thënë në konferencë për media, ditën kur ka marrë raportin e autopsisë.

Raporti i Autopsisë ka konstatuar se Astrit Dehari kishte vdekur nga mungesa e frymëmarrjes e vetshkaktuar. Prej momentit kur ka vdekur Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje dhe avokati Tomë Gashi kishin hedhur akuza se Shteti kishte vrarë anëtarin e Partisë së Visar Ymerit.

Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunë e kaluar pasi ishte i paraburgosur prej 67 ditëve si i dyshuar për sulm terrorist mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Për këtë rast janë duke u hetuar edhe pesë zyrtarë të tjerë të VV’së, dy prej të cilëve ende ndodhën në paraburgim.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...