Analistët thonë se pushteti ka humbur shumicën, sigurt drejt zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Analisti politik, Imer Mushkolaj, mendon se edhe pse partitë politike në pushtet kanë një shumicë në Kuvend, ato kanë mbetur pa legjitimitet dhe nuk po arrijnë që të shtyjnë përpara procese të rëndësishme.

Ai thotë se mospuna e deputetëve në Kuvend tregon se sa seriozisht ata janë të interesuar për të ndryshuar gjendjen në të mirë të qytetarëve.

“Kuvendi i Kosovës është në një gjendje të vështirë dhe vazhdon ajo agonia e cila e ka përcjellë për muaj me radhë, pavarësisht përpjekjeve të herëpashershme që të kthehet në normalitet”, tha Mushkolaj, për REL.

Në punën e Kuvendit vlerësohet se nuk ishte vetëm ajo që u cilësua si ‘rezistenca politike e opozitës’, që mund të shihej si pengesë në punë apo vendimmarrje, pasi që koalicioni qeverisës, i cili në total ka më shumë se 80 vota, nuk po gjen zgjidhje dhe nuk po arrin të marrë vendime për çështje të rëndësishme.

Ky legjislativ, nuk arriti të përmbushë njërin prej kritereve të fundit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, e që ishte ratifikimi Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...