S’ka Asociacion pa shuarjen e strukturave paralele

PUBLIKUAR

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se pa shuarjen e plotë të strukturave paralele nuk do të fillojë hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërsa Lista Serbe pret themelimin e menjëhershëm të Asociacionit, pas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin.

Pas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin në mes Kosovës dhe Serbisë, ku shteti i Kosovës do të marrë kodin telefonik +383, përfaqësuesit serbë po presin që të fillojë hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Mirëpo, krerët e institucioneve vendore thonë se nuk është vetëm Marrëveshja për Telekomunikacionin ajo që do të mundësojë zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e AKS-së, por edhe shuarja e plotë e strukturave paralele të Serbisë që vazhdojnë të operojnë ilegalisht në Kosovë.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për gazetën “Zëri” se ata do të japin dritën e gjelbër për themelimin e Asociacionit, vetëm kur të bëhet verifikimi i gjendjes në terren se janë shuar të gjitha strukturat paralele. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...