Barcelona ka shënuar fitoren e radhës falë paraqitjeve të mira të dyshes së saj më të mirë Leo Messi dhe Neymar.
Skuada e Luis Enrique-s ka mposhtur Roua vallecano-n në udhëtim me rezultat 2:0 dhe njëherit kjo ishte fitorja e 6-të në 7 ndeshjet e para këtë edicion.
Messi shënoi golin e parë në minutën e 35-të pas asistimit të Pique-s, ndërsa vetëm 1 minutë më vonë shënoi edhe braziliani Neymar pas asistimit të Munir për rezultatin përfundimtar të takimit 2:0.
Pas kësaj fitoreje Barcelona rikthehet në pozitën e parë me 19 pikë, 2 më shumë se sa Valenca që mposhti Atletico Madrid-in 3:1.



