Terrorizmi, Shqipëria dhe Kosova më të ekspozuarat në rajon

PUBLIKUAR

Instituti për Ekonomi dhe Paqe ka renditur 143 shtete të botës sipas shkalles së rrezikut që ato kanë përballë terrorizmit për vitin 2016. Shqipëria është në vendin e 92-të, ndërsa Kosova e 70-ta.

Ndërkohë, nga vendet e tjera të Ballkanit, Bosnje Hercegovina është më e ekspozuara, ndërsa më pak të kërcënuara jane Mali i Zi dhe Serbia.

Në listën e vendeve më të rrezikuara nga terrorizmi janë Iraku, Afganistani, Nigeria, Pakistani, Siria, e të tjera, ndërsa në Evropë, Franca thuhet të jetë më e rrezikuara dhe është radhitur në vendin e 29-të.

Të dhënat tregojnë se numuri i personave që kanë humbur jetën nga terrorizmi për vitin 2015 ka rënë me 10 për qind. Që nga shpërthimi i konfliktit në Lindjen e Mesme besohet se mbi 900 qytetarë nga vendet e Ballkanit kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak.

Shtetet janë renditur në bazë të të dhënave të Konsorciumit Kombëtar për Studime të Terrorizmit dhe Reagim ndaj Terrorizmit me seli në Universitetin e Marilendit./ Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...