Gjykata e tenderëve i anulon një tender Shpend Ahmetit

PUBLIKUAR

Tenderi i shpallur nga ana e Komunës së Prishtinës lidhur me “Hartimin e hartës zonale të Komunës”, është anuluar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Ky institucion po vlerëson se komuna e Prishtinës  ka bërë shkelje esenciale  të Ligjit për Prokurimin Publik lidhur me këtë tender, përciell Gazeta Express.

Gjykata e Tenderëve ka konstatuar se komuna e Prishtinës nuk i ka respektuar dispozitat e ligjeve në fuqi për dhënien e këtij tenderi, andaj dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim.

“Operatiri ekon omik ‘Vision Project”,- Prishtinë si palë e pakënaqur ka deponuar nkesë në OSHP me datë 14.10.2016, kundër njoftimit për dhënie të kontratës të OE ‘Insi’-Prishtinë, duke pretenduar se autoriteti  kontraktues ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të LPP’së”, thuhët në njoftimin e OSHP’së.

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...