Të gjithë ata që do të udhëtojnë drejtë vendeve të BE’së, që nuk kanë nevojë për viza, siç janë qytetarët e vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, do t’u duhet të paguajnë nga 5 euro. Pagesa nuk do të aplikohet për persona nën moshën 18 vjeçare.
Komisioni Europian, ka bërë me dije se këto leje që do të merren në sistemin online “ETIAS” nuk nënkupton regjim të vizave por vetëm një kontroll, për të parë se kush po hyn në BE.
Një sistem të ngjashëm e kanë edhe SHBA’të.
Siç u tha nga Komisioni, në rastet kur nuk ka elemente që tregojnë nevojën për kontrolle të mëtejme, licenca “online” për të udhëtuar në Schengen lëshohet automatikisht, pas disa minutash pasi ta keni kryer kërkesën.
Mjafton të mos keni dosje kriminale dhe do të mund të aplikoni në këtë “biletë online”.
Kërkesa për plotësimin për leje nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë minuta të dokumenteve që nevojiten për një pasaportë.
Licenca do të jetë e vlefshme për pesë vjet dhe do të vlejë për shumë udhëtime, ku do të kushtojë pesë euro, kurse personat nën moshën 18 vjeçare nuk do të mund të paguajnë./GazetaExpress/


