Ndërpritet greva e urisë në burgun e Mitrovicës

PUBLIKUAR

Të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, pas katër ditësh i kanë dhënë fund grevës së urisë.

Për pezullimin e kësaj greve ka njoftuar kreu i Iniciativës Qytetare Serbe SPD, Oliver Ivanoviq.

“Pas bisedimeve me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfaqësues të avokatit të popullit dhe drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë vendosëm në pezullimin e kësaj greve”, ka thënë Ivanoviq.

Të burgosurit nga e shtuna ishin në grevë për shkak të frikës se mund të transferoheshin në disa nga burgjet e Kosovës, transmeton Lajmi.net.

Në burgun e Podujevës nuk ndodhet asnjë serb dhe katër serbët e transferuar ishin të parët e këtij nacionaliteti.

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...