Ahmeti telegram urimi me rastin e Festës së Kurban Bajramit

PUBLIKUAR

I.Ahmeti
Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti përmes një  telegram urimi ka uruar qytetarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Lipjanit, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, uroj besimtarët myslimanë dhe gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit, duke iu dëshiruar solidaritet dhe paqe të vazhdueshme mes vete.

Në këtë ditë të sakrificës, le të mbizotërojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore, le të dominojë fuqishëm zëri i arsyes, le të mbretërojë paqja, harmonia dhe siguria shpirtërore ku do.

Gjithashtu uroj që në këtë festë, në familjet tuaja të mbretërojë, uniteti, respekti për njëri- tjetrin, vullneti dhe dashuria, për një jetë më të lumtur dhe të begatshme!”thuhet në telegram urimi nga Kryetari Ahmeti

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...