Bukuroshja dhe këngëtarja me emrin tashmë të njohur Enca, ka bërë emër në botën e muzikës. Madje, thonë se ka bërë famë edhe deri në Arabi!
Ajo, edhe pse me moshë e re, erdhi rrëmbyeshëm në skenën e muzikës dhe për kohë të shkurtër u bë kjo që është: e dashur, e kërkuar, e pëlqyer…
Këto ditë ajo në rrjetin social, veç të tjerash, postoi edhe ca foto me nënën e saj, Entelën, dhe motrën 12-vjeçare me emrin Uendi.
Se ç’punon e ëma nuk dimë e as për motrën e saj, e cila me këtë rast fitoi komplimente dhe komente të shumta…
Të gjitha të bukura…
E, cila është nëna? – pyeti njëri nga komentuesit.
Kishte të drejtë, a? /Kosovarja/



