Mustafa: Institucionet të zbardhin vdekjen e Deharit, mos të ndërtojmë kauzë politike për një rast tragjik

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vendosur që ta thyejë heshtjen. I pari i ekzekutivit pak minuta më parë ka komentuar rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, i cili ndodhej në paraburgim në burgun e Prizrenit.
 

Mustafa në një status në Facebook ka thënë se për këtë rast duhet të pritet e vërteta që do të dalë nga institucionet kompetente.

“Nuk kemi nevojë të bëhemi avokat të të keqes, por avokat të së vërtetës”, ka shkruar Mustafa.

Ky është reagimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Ajo që të gjithë neve na nevojitet, është ballafaqimi me të vërtetën. E vërteta nuk përcaktohet me akuza e zhurmë dhe ngulfatje të opinionit, por me fakte shkencore e profesionale.

Nuk kemi nevojë të bëhemi avokat të të keqes, por avokat të së vërtetës.

Kauza e rrejshme politike, po rrezikon të na lë pa liberalizim të vizave, sepse gënjeshtrat po e mund të vërtetën! Mos ta ndërtojmë edhe një kauzë politike për një rast tragjik; të presim që institucionet që janë të autorizuara me ligj ta thonë fjalën e tyre.

Atyre që u ngutet, mund të kenë arsyet e tyre, por institucionet shtetërore duhet të punojnë me themel, të jenë të sakta e transparente, ta thonë të vërtetën dhe ta marrin përgjegjësinë për të gjeturat e tyre.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...