Buja: Duam koalicion me AAK’në, por nuk e përjashtojmë as Vetëvendosjen (Video)

PUBLIKUAR

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express, për RTV Dukagjinin, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka folur për kombinimet e mundshme politike që do t’i bënte PDK’ja, pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Ai ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme dhe prishet koalicioni qeverisës, është normale që të vazhdojë një fushatë e ashpër ndërmjet PDK’së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi këto parti njiheshin për dallime të mëdha dhe nuk kishin asnjëherë asnjë të përbashkët, përveç disa qëndrimeve shtetërore që ndikuan në formimin e koalicionit.

Buja ka treguar se ka mundësi dhe dëshirë nga ana e PDK’së që të krijohet koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, për shkak të përafrimeve që kanë me këto parti, dhe lidhjet që kanë me anëtarët e tyre.

Deputeti i PDK’së në “Komiteti” nuk ka mohuar ndonjë koalicion me Vetëvendosjen, përkundrazi ka thënë se kjo mund të jetë e mundur, dhe se PDK do të mund të krijonte afërsi me këtë parti. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...