Buja: Veseli është më liberal sesa Thaçi (Video)

PUBLIKUAR

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express, për RTV Dukagjinin, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka folur për planifikimin buxhetor nga Qeveria Mustafa dhe për mospajtimet që ka PDK lidhur me këtë planifikim.

Ai ka thënë Qeveria ka probleme në funksionim, sepse, sipas tij, projektimi i buxhetit nga kryeministri Mustafa nuk sjell zhvillim të vendit, për shkak se ky planifikim buxhetor nuk bazohet në rritje ekonomike.

Buja ka thënë se buxheti i Kosovës nuk është ndarë nga Qeveria Mustafa, as në mënyrë të drejtë e as në fusha të duhura.

Ai ka treguar se ndarja e buxhetit nëpër komuna të Kosovës ka dallime, dhe se Lidhja Demokratike e Kosovës favorizon komunat në të cilat udhëheq ajo.

Sipas Bujës, LDK’ja pretendon t’i mbajë komunat në të cilat po qeverisë, duke bërë ndarje të padrejtë buxhetore, ndarje këto që nuk përkojnë as me numrin e banorëve nëpër komuna.

Deputeti i PDK’së në emisionin “Komiteti” ka kritikuar LDK’në se nuk po i jep rëndësinë e duhur ndarjes së mjeteve financiare për forcat mbrojtëse. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...