Hahn i ashpër me Kosovën: Po bëni lojëra në dëm të qytetarëve

PUBLIKUAR

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, rikujtoi se kushtet e Kosovës për liberalizimin e vizave janë të qarta dhe se ajo ka zbatuar 93 nga 95 sa i ka gjithsej, duke përfshirë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Kur është fjala për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Hanh shpreson që marrëveshja për telekomunikacionin të jetë një dinamikë e re.

Sa i përket marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, komisioneri i zgjerimit të BE-së vuri në dukje se kjo është një situatë e vështirë dhe është duke u diskutuar në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

“Kjo është lojë e njohur. Nuk ka përparim, besojnë, që është gabim, që zgjedhjet e parakohshme mund ta ndryshojnë gjendjen. Zgjedhjet nuk do t’i ndryshojnë problemet strukturore, ose t’i zgjidhin kushtet e përcaktuara nga BE-ja. Kjo është punë është e mundur vetëm të qenit konkret dhe të bindur”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Ai rikujtoi se kushtet e Kosovës për liberalizimin e vizave janë të qarta dhe se ajo ka zbatuar 93 nga 95 sa i ka gjithsej, duke përfshirë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

“Nga ana e qeverisë (Kosovës) thuhet se BE-ja është fajtore dhe për këtë është dhënë edhe një argument se Kosova është vend mysliman. Kjo është lojë jo serioze në dëm të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të vendit. Ashtu siç ka thënë raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Ulrike Lunacek, nuk është e saktë se e gjithë bota e pret vetëm Kosovën”, ka thënë Hanh.

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...