Ndërprehen punimet nga pala serbe në Rudnicë

PUBLIKUAR

germimet-ne-rudnice-te-rashkes-1

Edhe pse në fazën përfundimtare, pala serbe ka ndërprerë punimet në lokacionet e Rudnicës.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, kryetari i së cilit sot pritet të mbajë një konferencë për media, lidhur me ndwrprerjen e puniumeve,për të cilat nuk dihet deri tash.

Ndryshe, në lokacionin e parë, ku nisen gërmimet më 23 prill, zyrtarisht është mbyllur puna sepse aty ekspertët thonë se nuk ka më trupa. Janë gjetur rreth 50 trupa, 45 prej tyre janë relativisht të mbledhur mirë dhe 87 mbetje mortore, që pas analizave të ADN-së, mund t’u bashkëngjiten trupave, por mund të jetë edhe ndonjë person i ri. E krejt këto mostra të ADN-së do të dërgohen në një nga laboratorët më të sofistikuar për këtë, në Bosnje e Hercegovinë, konkretisht në Komitetin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

 

SHIKO MË SHUMË

Rivarrimi i 8-vjeçarit të zhdukur në luftë, Haxhiu: Ditë dhimbjeje, sikur të mos mjaftonte vrasja e tij edhe trupi i tij u zhduk

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit...

Varroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti, figuronte i zhdukur gjatë luftës

Sot më 18.04.2026 në ora 13:30, në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes...

Aksioni i Inspektoratit të Punës, 34 ndalim punimesh në 48 orët e fundit

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektues në të gjithë...