Veseli: Sot u bënë 7 vjet nga zgjedhjet e para të lira në Kosovë

PUBLIKUAR

ryeparlamentari Kadri Veseli përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se sot janë mbushur 7 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të para të lira në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë

Ai ka shkruar se nga ajo periudhë e deri më tani, institucionet e Kosovës kanë shkuar duke u forcuar gjithnjë e më shumë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot mbushen 7 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të para të lira dhe të ndershme në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. Në këtë periudhë institucionet tona kanë ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë. Tanimë demokracia jonë ka hyrë në një fazë të re të konsolidimit dhe unë besoj se duhet të përmirësojmë sistemin tonë elektoral, në mënyrë që t’i përgjigjet sa më mirë kërkesave të kohës. Prandaj, është bërë e nevojshme që të angazhohemi të gjithë për ta kryer sa më shpejtë një proces gjithëpërfshirës e transparent të reformës zgjedhore. KV.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...