Deputeti Zogaj: Seanca e jashtëzakonshme për Astrit Deharin do të thellonte hendekun mes deputetëve dhe opinionit

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj, ka thënë në një prononcim për Telegrafin se tërheqja e nënshkrimit të tij për seancë të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit është për arsye se nga dita e shtunë e dhënies së nënshkrimit deri më sot në lidhje me rastin ka pasur shume spekulime.

Sipas tij, qëllimi i tij ka qenë që të jap kontributin e tij në lidhje me zbardhjen e së vërtetës, mirëpo ka shtuar ai, gjatë këtyre ditëve është thelluar hendeku dhe është i bindur se thirrja e seancës së jashtëzakonshme vetëm se do ta thellonte hendekun dhe armiqësinë si në mesin e deputetëve ashtu edhe opinionit.

“Duke mos dashur të jem pjesë e atyre të cilët po e vrasin Astritin për së vdekuri dhe duke llogaritur se shumë shpejt do të del opinioni i organeve kompetente për të cilat unë ende kam besim në to, përkundër zhgënjimit në vonesat e deklarimit të tyre, kam tërheq nënshkrimin për seancë të jashtëzakonshme”, tha Zogaj.

Në pyetjen e bërë se a është bërë presion për të tërhequr nënshkrimin ai tha: “Në momentin që i nënshtrohem presionit nga kush do qoftë, unë jap dorëheqje nga parlamenti i Republikës së Kosovës”.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...