MPB: Më 17 nëntor fillon shpërndarja e targave RKS

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se sot më 15 nëntor 2016, është bërë furnizimi me targa të automjeteve.

“Gjatë  ditës së nesërme pritet që të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në të gjitha komunat e  Kosovës të furnizohen me targa të rregullta. Ndërsa nga data 17 nëntor të  gjithë  qytetarët të  cilët gjatë kësaj kohe janë pajisur me targa provuese, mund të pajisen me targa RKS dhe mund të paraqiten në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.” thuhet në komunikatën e ministrisë

Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu njofton qytetarët se kontrata për furnizim me targa është kontratë kornizë dhe ka validitet për tri vite.

Ndërkaq Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se “Sot është datë kur është dashur të filloi zbatimi i marrëveshjes për reciprociteti më tabela. Dhe nuk ka filluar ende. Arsye është se procedura administrative për prodhimin e këtyre letër ngjitëseve, që nënkupton edhe procedurat e tenderimit që duhet ti bëjë Ministria e Punëve të Brendshme, ka qenë kohë e shkurt për ti mbërri”.

Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, në muajin shtator kanë arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...