Ausilio: Gabigol qëndron, nuk do gabojmë si te Coutinho

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur për situatën e Gabriel Barbosas dhe të Mauro Icardit te Neroazzurrët.

Ausilio thotë se Gabigol nuk do të largohet nga Milano se tashmë kemi mësuar nga gabimi që kanë bërë në të kaluarën me Philippe Coutinho.

“Gabigol? Ai është shumë i qetë, është pjesë grupit të lojtarëve të rëndësishëm. Është i ri, ka nevoje vetëm për eksperiencë. Në të kaluarën na ka ndodhur e njëjta gjë me Coutinhon, por të gjithë e dimë se si kanë shkuar gjërat, tani ai është një fenomen. Huazimi nuk vlen tani për atë, por do të presim vendimin e trajnerit”.

“Icardi? Është njeriu më i qetë që e kam njohur në botën e futbollit. Si të gjithë te rinjtë ai mund të bën gabime, por gjërat janë pozitive”, ka thënë Ausilio.

Vlen të theksohet se ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Milanit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...