Policia në Prizren ka arrestuar një person të mitur pasi që i njëjti ditë më parë ka vjedhur stoli ari në një shtëpi.
“Prizren 14.07.2016 – 22:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar i mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar, ku ka vjedhur stoli ari. Me urdhër të prokurorit për të mitur, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


