Kompania e shpërndarjes së thëngjillit nuk ka kapacitet të nxjerrë qymyr të mjaftueshëm duke sjellë edhe pakënaqësi të qytetarët të cilët detyrohen të qëndrojnë në radhë që në orët e para të mëngjesit për të siguruar qymyrin,shkruan Gazeta Express.
Edhe pse sipas statistikave zyrtare resurset e qymyrit të vlerësuara në gjithë Kosovën janë 12.5 miliardë tonë, prej të cilave 8.6 miliardë tonë janë rezerva të shfrytëzueshme, sot është shumë e vështirë të sigurosh qymyr në KEK nëse shkon pas orës 10.
Punonjësit në KEK thonë se arsyeja e mungesës është se nuk ka kapacitet më tepër për prodhim. Ata arsyetohen se 400 ton dërgohen çdo ditë në Ferronikel duke zënë dhe pjesën më të madhe të prodhimit.


