Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu ka hedhur akuza drejt opozitës duke shprehur se kjo e fundit nuk dëshiron normalitet në Kosovë. Sipas tij, për opozitën normaliteti është kërcënim,shkruan Gazeta Express.
Një nga njerëzit e afërt të kryeministrit, Abdullahu ka thënë se motoja e opozitës është ‘çdo gjë por jo normalitet në Kosovë’.
“Duket se kjo është moto opozitare dhe e përkrahësve të tjerë të kësaj kauze. Për opozitën sot në Kosovë normaliteti është kërcënim. Kërcënim për synimet dhe ambiciet e tyre, kërcënim për vlerësimet dhe të ‘vërtetën’ e tyre. Sa më shumë abnormalitet të pretendohet se ka në vendin tonë, aq më shumë shkohet kah ‘normalja’ e aspiruar opozitare. Për këtë mendësi, rregull është që të përkrahet parregullsia, të përkrahet çdo gjendje që nuk është normale. Çdo gjendje e jashtëzakonshme për ata është e zakonshmja që aspirohet deri në zgjedhje të jashtëzakonshme.” ka shtuar ai.


