KRL-ja në Lipjan me sondazh, sa lexojnë nxënësit jashtë orëve mësimore? (Rezultatet)

PUBLIKUAR

Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit (KRL) ka realizuar një sondazh me maturantët e Gjimnazit “Ulpiana’’ lidhur me leximin dhe qështje të tjera, transmeton LipjaniNews.com

Sipas KRL-së sondazhi ka pasur për qëllim që të evidentoj nxënësit se sa lexojnë jashtë orëve mësimore, cilat janë librat të cilët i lexojnë më së shumti, ku furnizohen me libra si dhe cilat nga janë drejtimet të cilat mendojnë ti studiojnë pas përfundimit të Shkollës së Mesme!?

“Në sondazh kanë marrë pjesë 420 nxënës të Gjimnazit Ulpiana në Lipjan”, njofton KRL-ja.

Në vazhdim keni disa nga pyetjet dhe rezultatet e përgjigjeve të dhëna nga vet nxënësit, njofotn KRL. /LipjaniNews.com/

1. A lexoni?

a) PO, janë përgjigjur 50.95%

b) Nganjëherë, janë përgjigjur 20.57%

c) JO, janë përgjigjur 28.47%

2. Sa orë në ditë lexoni?

a) 1 orë, 38.33%

b) 2 orë, 12.77%

c) Në klasë, 48.88%

3. Ku furnizoheni me libra?

a) Bibliotekë, 82%

b) Huazoj nga shoqëria ,13%

c) Blej vetë ,5%

4. Cilat janë drejtimet që mendoni ti studioni pas përfundimit të Shkollës së Mesme ?

a) Gjuhë, Psikologji, Sociologji, 30%

b) Edukim, 25 %

c) Mjekësi , 15%

d) Të tjera, 30%

5. A ka ndikuar dikush në zgjedhjen tuaj?

a) Vet, 65%

b) Familja 27%

c) Të tjerë(profesorët,shoqëria), 8%

 

LipjaniNews.com

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...