Ismet Hamiti: Kodi telefonik është i Serbisë, jo i Kosovës

PUBLIKUAR

Profesionisti i telekomunikacionit, Ismet Hamiti ka folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për kodin telefonik duke thënë se nuk është e vërtetë që Kosovës i është ndarë kodi shtetëror.

“Për të marrë kodin, si çdo vend tjetër i planetit duhet të aplikojë për kod. Kodi nuk mund të tregtohet as të transferohet, prandaj është mashtrim i madh kjo që po trumbetohet nëpër media se është ndarë kodi shtetëror”.

Hamiti në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “me këtë Kosova nuk ka identitet, por humb identitet”.

“Ai është kod i Serbisë. Telekomit serb po i lejohet shtrirja nëpër territorin e Kosovës. Kjo është një përrallë e tmerrshme. E di që kjo është zgjedhja që realisht s’është zgjedhje. Të lidhet një marrëveshje në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë, nuk ka dëm më të madh”.

Sipas Hamitit, marrëveshja e arritur në këtë mënyrë për kodin telefonik ka dëme edhe në ekonomi.

“Çfarë dobie ka? Edhe 383 është kod i Serbisë, kurse në 381 kemi njëfarë hise aty, kurse kodi që iu ka caktuar Serbisë e cila i ipet për administrim. Serbia mund të ia jep këtë kod për administrim kujt të dojë. Është krijuar një mekanizëm që Serbia ta kushtëzojë Kosovën kur të dojë”.

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...