Kryeprokurori Hoxha: Po i presim rezultatet e autopsisë së Astrit Deharit

PUBLIKUAR

Rezultatet e raportit të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Astrit Deharit ende nuk janë bërë publike. Prokuroria e cila po merret me zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Deharit është në pritje të këtyre rezultateve.

Kryeprokurori, Sylë Hoxha, ka thënë për Gazetën Express, se janë duke i pritur rezultatet nga ana e Mjekësisë ligjore.

Hoxha është shprehur se prokuroria është  në fazën e hetimeve për mbledhjen e provave për hartimin e shkresës së lëndës për rastin Dehari.

“Ende nuk i kemi rezultatet e autopsisë. Ne jemi duke punuar dhe duke u marrë me veprimet hetimore lidhur me këtë çështje. Ne po presim kur të na informojnë Mjekësia Ligjore për  raportin e autopsisë. Për momentin jemi duke i mbledhur provat të cilat na duhen për shkresat e lëndës”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë që autopsia e trupit të pa jetë të Astrit Deharit është bërë të hënën e kaluar, dy ditë pasi Astrit Dehari kishte ndërruar jetë në paraburgim, ku ndodhej prej 67 ditësh nën dyshimin se kishte kryer sulm me zollë mbi Kuvendin e Kosovës.

E gjatë ditës së sotme pjesëtarë të shoqërisë civile, aktivistë e përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur protestë duke kërkuar hetim të pavarur për rastin Dehari.
Ndërkaq askush deri më tash s’ka dhënë dorëheqje apo suspenduar pse një anëtar i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës vdiq në burg.

Vetëvendosje e ka bërë fajtor Shtetin e Kosovës dhe kanë konstatuar se Dehari ishte vrarë. Mirëpo, Prokuroria dhe as Mjekësia Ligjore ende nuk e kanë dhënë versionin e tyre bazuar në gjetjet e deritashme. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...