Mustafa: Shëndetësia prioritet i Qeverisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut, Anne Dostert, ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet dhe shefin e zyrës së Bankës Botërore, Marco Mantovanelli.

“Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, u bisedua për procesin e përgatitjes për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Me këtë rast, u diskutuan gjerësisht hapat që duhet të ndërmerren deri në fund të vitit 2016, nevoja e përgatitjes sa më të mirë për ofrimin e pakos shëndetësore si dhe informimi i plotë i qytetarëve lidhur me shërbimet e ofruara dhe aspektet tjera që lidhen me sigurimet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Mustafa tha se shëndetësia është prioritet i Qeverisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin për adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për shëndetësinë në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...