Ekstremi i një të Lëvizjes Vetëvendosje ka shkuar aq larg sa që bën thirrje që të rinjtë e vendit të japin jetën për komb.
Arianit Beqiri një aktivist i afërt me krerët e VV’së, ka marrë shkas nga vdekja e Astrit Deharit, që ta bëjë këtë thirrje ekstreme.
“Që të ngjallet kombi duhet të vdesin vajzat/djemtë më të mirë”, ka shkruar ai mbrëmë në profilin e tij në facebook.
Me të nuk është pajtuar një komentuese e cila i shkruan atij, se në fakt “kombit të gjallë i duhen të gjallë vajzat e djemtë e mirë”.




