Gecaj:Vetëvendosje duhet ta dijë se nuk ka kod ndërkombëtar për thirrje lokale

PUBLIKUAR

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit, tha se është brengosëse kur aktivistët e Vetëvendosjes në analizat e tyre përfundojnë, duke krahasuar, përkthyer dhe përshtatur deklaratat e Marko Gjuriqit.

Gecaj këtë deklaratë e bëri duke iu referuar deklaratave të Vetëvendosjes lidhur me kodin telefonik.

Lexoni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:

“Është fatkeqësi brengosëse kur doktorantët e aktivistëve të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) në analizat e tyre përfundojnë, duke krahasuar, përkthyer dhe përshtatur deklaratat e Marko Gjuriqit. Ndryshe si të shpjegohet nonsensi i “trishtimit” të këtyre aktivistëve…si “profesionistë” ata do të duhej ta dinin se nuk ka kod ndërkombëtar për thirrje lokale.

E di se LAV-istave do t’u shtrenjtohen thirrjet në Serbi, por ne tani po mundohemi t’ua lehtësojmë edhe këtë përmes marrëveshjes roming, marrëveshje të cilën e kemi edhe me shumë shtete tjera”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...