Komuna e Lipjanit siguron transportin nxënësve të Gadimes së Epërme dhe të Ulët

PUBLIKUAR

10653279_853428914668922_5339602172560397129_n

Komuna e Lipjanit njofton se nxënësve të klasave të ulëta Gadime e Epërme dhe Gadime e Ulët nga sot iu është mundësuar transporti i nxënësve me kombi-bus.

“Nxënësve të klasave të ulëta Gadime e Epërme dhe Gadime e Ulët, nga sot iu është mundësuar transporti i nxënësve me kombi-bus.

Sot edhe zyrtarisht u bë përurimi i kësaj linje të re. E gjithë kjo erdhi falë angazhimit maksimal të kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili me rastin e lëshimet të kësaj linje, së bashku me drejtorin e Arsimit, Rasim Hasanin u shoqëruan me transport me nxënësit e shkollës “ Zenel Hajdini”.

Kryetari Ahmeti tha se, nga sot nxënësit e të dy Gadimeve do ta kenë më lehtë transportin me kombi-bus.

“ Nxënësit e të dy Gadimeve kanë qenë të detyruar të ecin më shumë se një kilometër rrugë, nga sot do ta kenë më të lehtë udhëtimin ”, tha ai, dhe u shpreh i kënaqur, sepse krahas shumë projekteve të nisura, përmbushi edhe një premtim të cilin, iu kishte dhënë banorëve të Gadimeve.

Ahemti, po ashtu ka takuar edhe drejtorin e shkollës” Zenel Hajdini”, z. Shukri Ibrahimin, dhe ka diskutuar për mbarëvajtjen e mësimit në këtë shkollë.” thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit./LipjaniNews/

10606397_853429018002245_1014482297209045006_n

10628265_853429081335572_207344760372322747_n

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...